Komuna e Kamenicës ka marrë vendim që e hëna të jetë ditë pushimi në të gjitha institucionet.
Ky vendim i Komunës vjen për nder të festës së 28 Nëntorit.
Kujtojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që më 30 nëntor, e hënë, të mos pushohet si herave të tjera – dhe kësaj radhe në solidarizim me punëtorët shëndetësorë.
Ky vendim është komunikuar nga kryeministri Avdullah Hoti në llogarinë e tij në Facebook.
Më tej, Hoti ka deklaruar se edhe aktivitetet për shënimin e Ditës së themelimit të shtetit shqiptar do të bëhen në përputhje me masat e vendosura për të luftuar përhapjen e coronavirusit. /reporteri