-3 C
Mitrovice
E martë, 20 Janar, 2026
spot_img

Kamberi flet për Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, tregon çfarë presin nga kryetari i ri

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Safet Kamberi, ka thënë se ky subjekt i ka përfunduar të gjithë punët teknike për Kuvendin Zgjedhor që pritet të mbahet këtë të diel, për zgjedhjen e kryetari të ri.

Kamberi ka thënë se nga dega ku është ai kryetar janë 12 delegatë të cilët do të votojnë në kuvend.

“LDK-ja, pothuajse i ka përfunduar të gjitha punët teknike të përgatitjes se Kuvendit të Përgjithshëm, i cili do të mbahet të dielën. Nga dega e Mitrovicës janë 12 delegatë të cilët do të votojnë për kryetarin e ri”.

“Ne i kemi sytë rreth Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së. Kuvendi do të ketë mundësi të zgjedh njërin prej katër kandidatëve që janë për kryetar, të cilët i kanë anët pozitive secili. Varësisht nga vlerësimi i delegatëve, ne do ta kemi një kryetar të ri. Gjithashtu, ne presim që kryetari të zgjedh edhe kryesinë e re, presim shumë punë dhe angazhime me të cilat LDK-ja ka prioritete të shumta, si ato të organizimit të brendshëm që strukturat të jenë më të fuqishme dhe t’i bëhet një analizë e krejt këtij procesi që t’i eliminojmë të gjitha ato lëshime që i kemi pasë gjatë kësaj periudhe”, tha ai në Klan Kosova.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT