Hoxha Mazllam Mazllami ka pranuar një dhuratë një makinë nga disa besimtarë mysliman në ditën e pensionimi të tij.
Në një intervistë për Gazetën Nacionale, hoxha Mazllam ka treguar se dhuratën nuk e ka pranuar nga xhemati, por nga një shoqëri që në trojet shqiptare aj është si predikuesi i ter kombit.
“Jo xhemati, por është një shoqëri e cila unë jamë në trojet shqiptare si predikuesi i tër kombit, nuk është këtu vetëm xhamia që kam qëndru. Unë kam shërbye në një formë pak më ndryshe, ndoshta prej hoxhallarëve të tjerë. Me zhvillimin e tribunave brenda dhe jashtë vendit, me tribuna shumë të mëdha, tër evropën e kemi ecur me migracion. Mandej edhe këtu në Kosovë, në Shqipëri, dhe në Maqedoni Veriore, një grup prej vëllëzzrve tonë të cilët i përkrasin trevave prej nga unë e kam ardhjen, unë jam me prejardhje prej Komunës së Dragashit, një zonë Opojë e quajtur.” – ka thënë hoxha.
Ai tutje ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në dhuratën e tij
“Unë i falënderoj ata që janë kujtu me ma dhënë këtë dhuratë për këtë ditë, amo nuk është e çuditshme kjo punë dhuratat shkëmbehen. Ne e kemi një thënie nga profesti Muhamed “Shkëmbeni dhurata, iu shtohet dashuria”. – ka thënë hoxha Mazllam ndër të tjera.
Në fund ai ka thënë se nuk është rasti i vetëm që ka pranuar dhuratë nga dikush tjetër, dhe sipas tij arsyeja e dhuratave është se dikush dëshiron me ta lehtësu punën.
“Nuk është obligative veturë, ka raste edhe të tjera para meje që kanë marrë dhuratë. Sepse dikush donë me ta lehtësu. Makinën që e kam të vjetrën, kur ta shes do të investoj në xhami.” – ka thënë hoxha për Nacionalen.