14.8 C
Mitrovice
E premte, 30 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Kalimi në treg të hapur energjetik, KEK dhe KOSTT arrijnë marrëveshje

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se kanë nënshkruar sot një marrëveshje me KOSTT për furnizim me energji elektrike, në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë.

Në njoftim thuhet se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë “për shkak të rolit strategjik që luan në tranzicionin e tregut të energjisë drejt modelit të hapur dhe konkurrues”, shkruan Reporteri.net.

Sipas KEK, marrëveshja përfaqëson një moment kyç në zhvillimin e sektorit energjetik në vend, duke krijuar bazat për furnizim të sigurt, efikas dhe transparent me energji elektrike”.

“Përfaqësuesit e KEK dhe KOSTT theksuan rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi, duke u zotuar për vazhdimin e koordinimit dhe zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë, gjithmonë në funksion të përmirësimit të qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të sektorit energjetik në vend”, thuhet në njoftim.

Bizneset kanë kundërshtuar vendimin e marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji, për dalje në treg të lirë nga 1 qershori. Sot kanë mbajtur edhe një protestë dy orëshe, ku kanë bllokuar hyrjet kryesore të kryeqytetit.

Drejtori i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu,ka folur për protestën e bizneseve të mbajtur sot në hyrjet e Prishtinës. Ai ka thënë se pavarësisht gjithë këtyre kundërshtimeve vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 qershori dhe bizneset do të detyrohen të dalin në treg të hapur energjetik.

“Bordi i ZRRE-së i ka shqyrtu këto çështje dhe vendimi është në fuqi ende”, ka deklaruar Fejzullahu.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli fajësoi Odën Ekonomike, lidhur me protestën.

Sipas saj, OEK po i bën presion bizneseve.

Ajo tha se s’do të lejojnë që bizneset të bien pre e luftës politike nga ana e Odës Ekonomike.

“Ne e kemi parasysh se këta që janë destruktiv janë pak, por të zëshëm. E kemi parasysh që shumica e bizneseve që po dalin në treg janë të interesuara për informata dhe ndihmë praktike dhe nuk do të lejojmë të bien pre e një procesi që është shndëruarr në luftë politike nga ana e Odës Ekonomike dhe disa të tjerë”, tha Ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT