Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar i revoltuar jashtëzakonisht ndaj ministrit të Financave, Hekuran Muratit, pasi ky i e mundësoi një opsionin për të refuzuar 100 euro shtesat për fëmijët e pensionistët.
Kajtazi s’është përmbajtur në vlerësimin se votuesit e Vetëvendosjes e meritojnë përbuzjen që po u servohet nga qeveria, siç e konsideron aktin e fundit.
“O popull i territ, keqyrne çfare lahperi keni pru ne pushtet. Ky qe mendon se Kosova ish çliru me mercenarë e jo me çlirintarë. Ky qe mendon se keto 100 euro jane te tij dhe ai po i ben favor popullit. Votojeni prape. Sepae kete meritoni -terrin, fukarallekun dhe poshtrinin”, shkroi Kajtazi.