10.9 C
Mitrovice
E hënë, 10 Nëntor, 2025
spot_img

Kajtazi për Kurtin: Mundet online me u mbledh dhe me shpall Listën Serbe terroriste, dhe kryhet kjo punë

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka thënë në emisionin Rubikon të Klan Kosovës se ish-presidenti Hashim Thaçi kishte marrë një kërcënim të drejtpërdrejtë nga ISIS-i në vitin 2016.

Sipas tij, Kosova ishte ndër shtetet e para që shpalli ISIS-in organizatë terroriste, duke vepruar njësoj si me Al-Qaedën, Hezbollahun dhe Hamasin.

“Në vitin 2016, udhëheqësi i ISIS-it i çon letër Hashim Thaçit, atëherë ka qenë president, i thotë mos u përfshi në luftën kundër terrorizmit dhe ISIS-it dhe kemi punë me ju. Dhe merr kërcënim të rëndë. Kosova është prej atyre shteteve të para që e shpall ISIS-in organizatë terroriste, ashtu si Al-Qaedan e Hezbllahun e plot të tjera, dhe Hamasin”, tha Kajtazi.

Ai e lidhi këtë rast edhe me mundësinë që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës.

“Të gjitha këto organizata, përfshirë vendimet e fundit të qeverisë Kurti që lidhen me brigadat e veriut, shpallen prej qeverisë. Mblidhen strukturat e sigurisë dhe jepen detaje dhe kështu shpallen organizatë terroriste. Qeveria Kurti tash mundet me u mbledh online dhe thonë se Lista Serbe shpallet organizatë terroriste, dhe u kry kjo punë”, u shpreh ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT