13.4 C
Mitrovice
E shtunë, 12 Tetor, 2024
spot_imgspot_img

Kajtazi: Osmani s’e ftoi takimin për anëtarësim në NATO por për krizën në ushqim, kjo është gjendja e Kosovës

Gazetari dhe analisti, Vehbi Kajtazi ka reaguar pas ftesës së presidentes, Vjosa Osmani, për takim me ministrin Ejup Maqedonci dhe komandantin Bashkim Jashari.

Kajtazi ka thënë se ky takim nuk është thirrur as për ndonjë sulm ushtarak nga Serbia dhe as për anëtarësimin e Kosovës në NATO, por është bërë për krizën me ushqim të ushtarëve.

Ai tutje ka thënë se Kurtin dhe Osmani do t’i gjykoj historia si njerëzit që shtetit i kanë bërë dëmin ma te madh.

Postimi i plotë:

Ftesa e presidentes Vjosa Osmani per takim me ministrin e mbrojtjes dhe komandatin e FSK-se nuk eshte bere per te diskutuar ndonje sulm ushtarak nga Serbia. As per anetaresimin e Kosoves ne NATO.

Eshte bere per te diskutuar per krizen me ushqim te ushtareve te Kosoves. Eshte bere per te diskutuar per gjetjen e nje zgjidhje per t’i ngi ushtaret me buke.

Qe ne çfare gjendje e ka pru Kosoven Albin Kurti dhe bashke me te Vjosa Osmanin.

Keta do t’i gjykoje historia si njerezit qe shtetit ia kane bere demin ma te madh. Si armiq te qenies dhe mireqenies se ketij vendi. Si armiq te se ardhmes.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT