17.4 C
Mitrovice
E martë, 5 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Kajtazi: Osmani e ka ditur që lënda e saj është e papranueshme, e tërhoqi të mos poshtërohet

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se presidentja Osmani ka qenë e njoftuar se kërkesa e saj ka qenë e papranueshme nga Gjykata Kushtetuese, prandaj edhe ka vendosur që ta tërheqë kërkesën e saj, e jo për arsyet që i dha presidentja sot.

I ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Kajtazi ka deklaruar se Osmani ka vepruar kësisoj me qëllim që të mos ndihej e poshtëruar.

Sipas Kajtazit, kërkesa e presidentes Osmani ishte e papranueshme dhe se për këtë vetë ajo ishte e njoftuar.

“Osmani e ka ditur se lënda e saj është e papranueshme. Mbi këtë bazë ka vendosur që ta tërheqë lëndën në mënyrë që të mos ndihej e poshtëruar nga gjykata. Kjo është arsyeja e vërtetë. Lënda e saj ka qenë e papranueshme, sepse mënyra se si e ka hartuar ajo ka qenë gabim dhe kjo tregon se kushdo që e ka hartuar at lëndë ka mangësi profesionale. Ky është një arsyetim për ta tërhequr lëndën”, tha ai, përcjell Paparaci.

“Para se ta dërgonte këtë lëndë në Gjykatën Kushtetuese, njëri nga këshilltarët e Vjosa Osmanit, ka kontaktuar me juristë të kësaj fushe për të marrë mendim se çfarë duhet të bëjë. Ka marrë vërejtje me shkrim se lënda e saj nuk shqyrtohet nga gjykata kushtetuese. Ajo është bazuar në konfliktikin ndër institucional dhe Kuvendi i Kosovës derisa nuk është konstituar nuk konsiderohet se ka Kuvend. Për këtë arsye lënda e saj ka qenë e papranueshme”, ka thënë Kajtazi.

Presidentja Osmani në një konferencë për media të martën bëri të ditur se ka tërhequr kërkesën e saj në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se sipas saj lënda i ishte dorëzuar një gjyqtari serb, i cili sipas Osmani përbënte rrezik kombëtar bazuar në informacionet nga organet e sigurisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT