-0.5 C
Mitrovice
E enjte, 6 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Kajtazi: Në ditën që betohet Kurti si kryeministër, nuk e përjashtoj që të nesërmen ShBA t’i largojë trupat

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur për qëndrimet e fundit të Administratës Trump në raport me Kosovën dhe Qeverinë Kurti.

Kajtazi ka thënë se ai nuk ka parë situatë më të frikshme dhe kjo ia kujton vitet 90.

“Situatë ma të frikshme unë s’kam pa. Unë për veti nuk kam pa. Kjo ma kujton herë-herë vitet 90 kur ushtrohej presion, repression, dhunë ndaj Kosovës dhe kish njerëz gjithandej botës që flisnin dhe e paralajmëronin Serbinë për dhunën që po ushtrohet ndaj neve, thoshin s’e përfaqëson qëndrimin amerikan. Kjo gjuhë ka qenë e pranishme në Ballkan prej viteve 90. Na jemi kthy te gjuha e papranueshme që e kanë përdorë të tjerët në raport me Amerikën”, ka thënë Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, Kajtazi ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që në ditën kur Kurti betohet si kryeministër, të nesërmen ShBA t’i largojë trupat nga Kosova.

“Unë nuk e përjashtoj mundësinë që në ditën kur zoti Kurti betohet si kryeministër në Kuvend, si kryeministër, mos dhashtë Zoti të nesërmen na i hjekin trupat. Dhe çka kemi me pa na masanej. Kemi me i qit pushkën e mushme dhe atë strajcën me bukë që po flet ky, bukë po e pushkë po. Kemi me ia nis luftës na a çka?”, ka shtuar ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT