Gazetari e komentatori politik s’kurseu asgjë në debat dhe situatën në vend e sheh fort të keqe pas zhvillimeve në Kuvend dhe një degradim të qëllimshëm shoqëror.
Propozimi dhe votimi i Dimal Bashës si kryeparlamentar është një sinjal i këtij degradimi të vlerave nga një frymë anti-perëndimore për të cilën e fajëson liderin e VEtëvendosjes Kajtazi të enjten në Rubikon të televizionit Klan Kosova.
“Secili popull e ka nga një sahat çmendurie, me gjasë na e kemi tash. Kolektivisht kemi lujtun dhe kolektivisht jemi mbledhur sot rreth një të çmenduri në pushtet” siç e cilësoi Kurtin për të cilin shtoi se ka tiparet e një njeriu asocial dhe pa miq e që se ka problem që s’ka miq.
Ai shtoi tutje se kriza në vend shkon përtej institucioneve dhe është pasojë e qëndrimeve të shtyra të Vetëvendosjes.
“A është ky popull që ia çon gishtin Amerikës?…Po populli është. Është masivisht! Problemi është se kemi frymë antiperëndimore. Këtë frymë që për mua është edhe vehabiste e ka sjellë Albin Kurti. Sot e ka sjellë Kosovën në një personazh siç është Dimal Basha me dorën në xhep”./gazetametro.net