Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se Albin Kurti është uzurpator i Zyrës së Kryeministrit.
“Ai është uzurpator i Zyrës së Kryeministrit. Ligjërisht dhe me Kushtetutë nuk është. Është anarkist, është uzurpator, është Albin”, tha ai në Rubikon derisa po diskutohej mbi pozitën e Kurtit.
Ai tutje tha se Kurti nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës.
“Logjika e Albin Kurtit është se nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës, nenin 172, nuk e njeh Ligjin për Qeverinë, të cilin e ka miratuar ai vet, edhe në Qeveri edhe në Kuvend dhe sot në mënyrë të kundërligjshme, ai është i instaluar si kryeministër dhe në këtë mënyrë ai keqpërdorë me resurset e këtij vendi”.
“Tani, a ka mekanizma për largimin e tij nga zyra, unë besoj që ka dhe është Prokuroria Speciale”.
“Albin Kurti si individ është për disa muaj, nuk po shkon në gjykatë për të dhënë deklaratë..Vazhdon me u gjobit derisa një ditë paraburgoset për moszbatim të vendimit të gjykatës. Ai njeri është i instalum në pozitën e kryeministrit dhe nuk e lëshon. Fatmirësisht që opozita nuk është si ai. Se po të ishte opozita si Albin Kurti ne do të kishim parë një dyluftim mes këtyre njerëzve”.