5.8 C
Mitrovice
E enjte, 29 Janar, 2026
spot_img

Kajtazi i drejtohet përsëri Vitisë: Pse nuk e ke nënshkruar kontratën për vaksina, po i lë njerëzit të infektohen e të vdesin

Kryeredaktori i gazetës online Insajderi, Vehbi Kajtazi, përsëri ka ngritur sot çështjen e furnizimit të Kosovës me vaksina Anti-COVID.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka pyetur ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia se pse nuk e ka nënshkruar kontratën për furnizim me vaksina.



Ai ka thënë se kësisojë Vitia po i lë qytetarët të infektohen e të vdesin.

“Sikur ulja e numrit të testimeve të ndikonte në uljen e numrit të viktimave. Virusi nuk luftohet me mostestim, por me vaksinim. Pyetja që mbetet pa përgjigje është: pse ministër nuk e ke nënshkru kontratën për vaksina, por po i lë njerëzit edhe me tej të infektohen e të vdesin?”, ka shkruar ai.



Kujtojmë që redaktori i ‘Insajderit’, Parim Olluri është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës pas publikimit të një artikulli që thoshte se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia refuzoi të nënshkruajë një kontratë për furnizimin e vaksinave Pfizer.

TË FUNDIT

TË FUNDIT