Opinionisti Vehbi Kajtazi tha se Kosova po përballet me një krizë politike për shkak të interesave personale, ndërsa tha aleancat me ShBA nuk janë garanci e përjetshme.
Ai vuri në dukje se siguria në vend mbetet nën kujdesin e KFOR-it dhe kritikon propagandën politike për qëllime elektorale, me theks të veçantë përmend dronët “Bajraktar”.
“Lindja e Mesme për botën mendoj se është Ballkani për Evropën. Si pjesë e Ballkanit me gjasë jemi tu e marrë si të mirëqenë këtë sigurinë që e kemi prej SHBA, dhe idenë se ata e kanë njëfar obligimi me na mbrojt neve përjetësisht”
“Mendoj se është gabim, dhe mbi këtë logjikë edhe klasa jonë politike nuk është që e qanë fort kokën, përveç një ministrie ma shumë a një përqindje votash”.
“Për ne kujdeset KFOR-i, 450 km kufij ata i ruajnë me Serbinë, sepse kapacitetet tona veç për me mbulu këtë vijë kufitare janë të pamjaftueshme, mos me thanë të pamundura. Dhe një klas politike propaganduese që ka tentu me fitu zgjedhje me mashtrim për dronë në Gjilan. Një dron me xhiru një dasmë nuk mundesh me ngrit pa lejen e KFOR-it dhe na shesin propagandë me disa dronë bajraktar”, përfundoi Kajtazi në “Rubikon”.



