9.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 16 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Kajtazi: Albin Kurti është diktatorc

Gazetari Vehbi Kajtazi e ka cilësuar diktator ish-kryeministrin Albin Kurti.

I ftuar në Rubikon të KlanKosovës, Kajtazi ka thënë se me veprimet e sotshme, Kurti ka treguar se është një diktatorc.

“Kurti është një diktatorc. Ligjet e kushtetutën ai i interpreton ashtu si dëshiron ai. Ky është një diktatorc”, ka thënë Kajtazi.

Sipas Kajtazit, Kurti do t’i “dhunojë” ligjet të cilat i ka miratuar vetë.

“Sot unë kam pa model të njëjtë të katër vjetëve në qeveri dhe qeverisje të këtij pushteti, dhunim i institucioneve, i kushtetues dhe ligjeve të cilat i miratojnë edhe vet. Ky zotni këtu është diktatorc. Ligjet dhe kushtetutën i interpreton sipas modelit të tij, ai si don, sepse ky njeri nuk e duron faktin që ka ardhë në pushtet me votë të lirë sepse ka mendu që vjen në pushtet me revolucion”, tha Kajtazi.

Ndërkaq, për ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi tha se nuk i ka sqaruar mesazhet deri më tani, andaj mesazhet e publikuara i merr si të mirëqena

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT