24.1 C
Mitrovice
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kajtazi: Alarmi për bombë ishte inskenim, perimetri i sigurisë duhej ta përfshinte edhe Qeverinë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka shprehur dyshimet e tij se kërcënimi i sotëm për bombë në Kuvend ka qenë inskenim.

Ai tha se nëse kërcënimi do të ishte real, veprimi i institucioneve të sigurisë do të ishte më serioz.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur tri arsyeje të cilat e bindin se kërcënimi ka qenë inskenim.

“Qe pse ky filmi i sotem ne Kuvend eshte inskenim: E para, nese mesazhi per shperthim bombe do te ishte serioz, atehere perimetri i sigurise do te duhet ta perfshinte edhe objektin e Qeverise dhe ndertesave perreth. E dyta, kush e vleresoi se çfare bombe mund te jete ajo? Sa do te ishin permasat e nje shperthimi te mundshem? E treta, kush i garantoi deputetet e Vetevendosjes se ne ndertesen e Qeverise jane te sigurt? Kush e vleresoi bomben se nese shperthen, nuk shkakton deme ne ndertesen e Qeverise qe eshte ngjitur me ate te Kuvendit? Leni keta filma te nderuar!”, ka shkruar Kajtazi

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT