35.1 C
Mitrovice
E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kadrijaj: Afati i fundit që Kurti të konstituojë Kuvendin, nëse jo me gjasë Kushtetuesja i jep të drejtën dikujt tjetër

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, po takohen për të mos u dakorduar. Sipas saj, nuk dihet cili është qëllimi i takimit dhe cilat janë kërkesat e Kurtit apo të Limajt.

Megjithatë, Kadrijaj tha se “Kurtit po i afrohet afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit” dhe sipas saj, nëse nuk ka zgjedhje të trupave të Kuvendit deri më 26 korrik, atëherë “Kushtetuesja mund të japë të drejtën për të propozuar kryekuvendar dikujt tjetër”.

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një aktgjykim më 26 qershor, ku detyron deputetët që deri më 26 korrik të konstituojnë legjislaturën e nëntë, mirëpo nuk ka specifikuar pasojat juridike nëse kjo nuk ndodh.

“S’kemi pasur informata. Me sa duket, në bazë të mediave, ata ishin takuar për të mos u dakorduar. Nuk po e shoh se ku është qëllimi dhe cilat janë kërkesat e zotëri Limaj dhe Albin Kurti. Të shohim në ditët në vijim. Afati kohor po afrohet, 26 korriku është afër dhe Kurti e ka shansin e fundit për konstituimin e Kuvendit. Gjykata, pas 30 ditëve të moskonstituimit, me gjasë do t’i japë të drejtën dikujt tjetër”, tha ajo.

Lexo po ashtuKuvendi nuk konstituohet as në tentimin e 23-tëKëto komente ajo i bëri duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës për përpjekjen e 50-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Krahas kësaj, Kadrijaj theksoi se “i ka rënë pishman” që kishte deklaruar më herët se do të votonte ndonjë prej deputetëve të LVV-së për kryeparlamentar.

“Unë i kam rënë pishman edhe për ata që kam thënë se do t’i votoj. Me gjasë nuk do të votoj asnjë kandidat të LVV-së”, theksoi Kadrijaj. /Kosovapress

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT