Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Burime të Gazeta Blic brenda këtij subjekti politik kanë treguar se ish kryetari i Kuvendit do të heq dorë nga pozita e deputetit, e që kësisoj i bie që Veseli nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka vendosur që të heq dorë nga pozita e deputetit, në vend të tij mund të hyj një deputet që është në listën e pritjes, kanë thënë burimet e Gazeta Blic. Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit ka dal partia e tretë.
Gazeta Blic ka kërkuar një përgjigje nga zyrtar të këtij subjekti por që askush nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. Në momentin kur KQZ kishte dal me rezultate preliminare, ka qenë vet kryetari i PDK i cili në një konferencë për media kishet deklaruar se PDK do të qëndroj në opozitë duke mos e konstestuar rezultatin e zgjedhjeve.
Ndërkohë përmes një njoftimi për media nga zyra e Partisë Demoakrtike e Kosovës ështe bërë e ditur se sot në orën 15 do të ketë një koferencë për media ku do të flas vet kryetari i saj Kadri Veseli, ku ende nuk dihet zyrtarisht tema e konferencës.
Pak ditë pas përfundimit të rezultatateve priliminare ka qenë edhe vet kreu i AAK Ramush Haradinaj që ka hequr dorë nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës./Gazeta Blic/