24.4 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kadri Veseli e pyet Albin Kurtin: Cilët janë aleatët tuaj të rinj nëse trupat amerikane largohen?

Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga partia e tij, për të diskutuar në lidhje me raportet ShBA – Kosovë, e pyeti kryeministrin se cilët janë aleatët tuaj të rinj nëse trupat amerikane largohen nga Kosova.

Kjo pas kërcënimit të disa senatorëve, Richard Grenell dhe djalit të Donald Trump që nëse nuk hiqet menjëherë taksa e pa kushte ata do të largojnë trupat e tyre.

“Cilët janë aleatët tuaj të rinj nëse trupat amerikane largohen në Kosovë. Populli i Kosovës ka nevojë të dëgjoje përgjigje të qartë nga ju. Në vendin tonë të lirë mund të jemi të djathtë ose të majtë, por Kosovën do të duhej ta kishim përtej ideologjive, mund të jemi në pushtet ose opozitë, mund të kemi vizione ose programe të ndryshme por nuk duhet të harrojmë që e kemi veç këtë shtet, është e patolerueshme që ky shtet i ndërtuar me mund të na rrezikohet nga çdokush, aventurist politikë”, ka thënë Veseli.

Tutje, Veseli i ka thënë Kurtit që nuk është ai e as partia e tij dhe as opozita kundërshtarë të tij. “Kryeministër pavarësisht mendimit tuaj ne nuk jemi armiqtë tuaj në këtë qeverisje, jemi opozitë, por me këtë qasje ju jeni duke u bërë kundërshtari kryesor i vetvetës dhe i shtetit të Kosovës dhe ne nuk jemi me juve”./Gazeta inFokus/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT