Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se gazi i hedhur në Kuvend nuk ishte kundër Kosovës, por për të mbrojtur atë nga Zajednica.
Kadaj-Bujupi ka thënë se moslejimi i kandidimit të deputetëve është vendim i pakuptimtë.
“Gazi lotesjelles ne Kuvend nuk ishte kunder Kosoves – ishte per ta mbrojtur ate nga Zajednica.
Gazi nuk ishte kunder njerezve – ishte per t’i mbrojtur qytetaret nga pabarazia qe krijohej me Zajednicen.
Gazin nuk e kishim kunder institucioneve – ishte pikerisht per ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikes.
Prandaj, edhe denimi ishte me kusht. Sepse metoda ishte jo konvencionale, por qellimi ishte politik.
Mos lejimin e kandidimit te kujtdo qe eshte angazhuar me vetemohim per mbrojtjen e Republikes, e kam te veshtire ta kuptoj si mbrojtje e integritetit te institucionit. Ne fakt eshte krejt e pakuptimte” shkruan Kadaj-Bujupi në reagim.



