16.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 3 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ka ujdi edhe me Kurtin’ – Trajkoviq: Radoiçiq po e mbrojnë pushteti si në Beograd ashtu dhe në Prishtinë

Politikanja serbe në Kosovë tha se Milan Radoicic edhe për një kohë të gjatë nuk do të procesohet për sulmin në Banjska pasi siç thotë ai mbrohet nga të gjithë, e përfshiu edhe kryeministrin e tanishëm Albin Kurtin, transmeton Gazeta Metro.

Trajkovic që ka post në këtë ekzekutiv të qeverisë kosovare si këshilltare e ministrit Nenad Rasic, s’përtoi këtë herë të zgjerojë akuzat e saja nga pushteti i kaluar kosovar edhe në të tanishmin n¡ një deklaratë të mërkurën për agjencinë serbe të lajmeve Beta.

“Edhe me 24 shtator vitin e kaluar Radoicic në Banjska la bashkëluftëtarë të vrarë e plagosur, braktisi pajisje ushtarake me vlerë pesë milionëshe dhe u tërhoq nga Kosova pas njoftimit paraprak. Radoicic ka pasur ujdi me të gjitha pushtetet kosovare, nga Haradinaj e me Thaçin e deri tek Kurti” ka thënë ajo raporton Beta.

Sipas saj institucionet e kosovare për shkaqe teknike e të burimeve njerëzore nuk kanë mundësi që të ngritin aktakuzë me prova të pamohueshme.

Sa i përket kërkesës së presidentit francez Emannuel Macron drejtuar presidentit serb Aleksandar Vucic që organizatorët e Banjskës të dalin para drejtësisë, Trajkovic tha se bashkësia ndërkombëtare do të këmbëngulë në vazhdimësi që Vucic t’ia dorëzojë Radoicic autoriteteve të drejtësisë.

“Të gjitha dëshmitë që gjenden n¡ Prishtinë, e megjithatë s’ka ende aktakuzë nga prokuroria kosovare. Prokuroria në Beograd ka pranimin e Radoicic që ai e organizoi Banjskën, por nuk ka elementet e tjera për ngritje të aktakuzës. Vucic nuk dëshiron ta arrestojë Radoicic pasi ka ujdi me të. Si pushteti n¡ Prishtinë ashtu edhe në Beograd Radoicic e vlerësojnë si rrezik për shkak të dijenisë që ka ai si për njërin ashtu edhe për tjetrin” tha Trajkovic.

Ajo shtoi se prokuroria kosovare nuk merret me këtë rast të Radoicic në mënyrë sipërfaqësore sipas saj.

“Ata bastisin shtëpitë e Radoicic, banesat e lokalet pas procedurë të rregullt paraprake të konfirmimit të prejardhjes së pronës. Nuk mundet qeveria e Kosovës që parkun e veturave të Radoicic t’ia dorëzojë policisë kosovare megjithëse për disa prej automjeteve dyshohyet se janë të vjedhura. Kjo qasje e pushtetit kosovar është paushalle, jo komptente dhe tendencioze. Përveç të të rënit polic të Kosovës nuk ka asnjë arsye tjetër që Vucic t’ia dorëzojë Radoicic Prishtinës” tha Trajkovic.

Tutje ajo shtoi se Radoicic në këtë moment në kufirin me Kosovë ka një grup njerëzish, që siç ka mundësi që të jenë në potencialisht në funksion të destabilizimit të rajonit.

“Radoicic ende sundon serbët në Kosovë. Nëse ai nuk do të izolohej shtrohet pyetja se kush do të përdorte lirinë e tij, pushteti në Beograd apo ndonjë shërbim i huaj sekret” tha Trajkovic./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT