5.4 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Jusuf Thaçi: Zgjedhjet nuk duhet të shtyhen

Analisti Jusuf Thaçi ka komentuar zhvillimet e fundit në të cilat u përfol për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se zgjedhjet komunale në Kosovë nuk duhet të shtyhen, por duhet të mbahen në afatin e paraparë kushtetues dhe ligjor.

“Nuk mund të lejohet që i gjithë pushteti komunal (ekzekutivi dhe legjislativi) në Kosovë të mbetet pa legjitimitet. Ka kohë mjaftueshëm që deri në ditën e zgjedhjeve komunale (17 tetor 2021) situata me pandeminë në Kosovë të përmirësohet përmes masave të duhura anti-Covid, normalisht nëse partitë politike organizojnë fushatë zgjedhore në përputhje me këto masa (gjë që duhet ta bëjnë patjetër, nëse jo nga vetëdija e duhur, atëherë nga detyrimi ligjor)”, ka shkruar Thaçi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT