15.4 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

‘Ju kalli të gjithëve, ju vras!’: Ministri Damka dhe familjari vetëm arrest shtëpiak pas sulmit dhe kanosjes

Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për ministrin në largim të Zhvillimit Rajonal Fikrim Damkën dhe një të afërm të tij, F.D.

Gjykata njoftoi se gjyqtarja e procedurës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve.

Damka dhe i dyshuari tjetër dyshohet se kanë kryer veprat penale “sulmi” dhe “kanosja”.

“Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2025 dhe mund të zgjasë deri më datën 09.03.2025. Të pandehurit nuk guxojnë që të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe iu ndalohet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo nuk janë të varur nga të pandehurit”, njoftoi gjykata.

Kjo masë do të mbikëqyret nga Stacioni Policor në Prizren, të cilët edhe pa kërkesë të Gjykatës në çdo kohë mund të verifikojnë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak dhe të njoftojnë Gjykatën për çdo cenim të mundshëm të masës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT