Fituesi i rimeçit, Anthony Joshua e ka ngritur në delirium publikun vendas në Arabinë Saudite, pas triumfit ndaj Ruiz.
Ai e filloi prononcimin për “Sky Sport” me fjalën “Bismillah”, teksa fillimisht deklaroi se e falenderon Zotin që gjithë mundin ia ka kthyer me fitore, shkruan GazetaBlic. Madje ai i përmendi shumë dy fjalë, i uritur dhe i përulur, që sipas tij ju drejtojnë drejt suksesit. Ende pa e përfunduar fjalimin e tij, aty erdhi edhe meksikani, me të cilin së bashku dhuruan spektakël./GazetaBlic.