-0.9 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img

“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Vushtrrisë ndërtojnë 20 shtëpi të reja për të pastrehët



Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Vushtrrisë sot kanë arritur një marrëveshje të re për ndërtimin edhe të 20 shtëpive të reja për familjes skamnore dhe të pastrehë, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Marrëveshja është nënshkruar sot zyrtarisht mes kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri dhe Halil Kastrati nga “Jetimat e Ballkanit”.

Ndryshe vetëm vitin e kaluar, Komuna e Vushtrrisë Bashkë me organizatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në Vushtrri kanë ndërtuar 28 shtëpi si dhe kanë blerë 4 banesa për familjet e pastreha. /Veriu.info/


TË FUNDIT

TË FUNDIT