Kandidatja për deputete me numrin 17 nga lista LVV/GUXO, Jeta Statovci, ka reaguar pasi Avdullah Hoti nga LDK kritikoi presidenten Osmani pasi kjo e fundit erdhi në Mitrovicë për ta uruar kryetarin Faton Peci për marrjen e detyrës, shkruan Mitrovica SOT
“Kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike. Shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues. Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje”, ka shkruar Hoti.
Statovci kritikën e Hotit e cilësoi sulm irracional.
“Presidentja Osmani ka vizituar edhe më parë këtë qytet, edhe kur Kryetar në Mitrovicë nuk ka qenë Faton Peci. Por, LDK reagoi menjëherë e me panikë kur u vizitua Faton Peci, e kuptueshme me çfarë motivi”, vazhdoi ajo.
“Nëse Partia GUXO është thembra e Akilit të LDK-së, le t’i reagojnë partisë, jo Presidentes, e cila, apsolutisht ka kryer rolin e saj kushteutes, dhe apsolutisht, nuk ka ushtruar kurfarë ndikimi partiak”, tha ajo tutje.



