Jeta Statovci i është bashkuar nismës së Vjosa Osmanit.
Lajmin bëri të ditur Osmani përmes një postimi.
Ky është postimi i plotë i saj:
E nisëm bashkë rrugëtimin në kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt kuvendit.
Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara.
Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës.
Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah!





