1.9 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img

Jepet paralajmërimi shqetësues mbi valën e tretë të COVID në Kosovë

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë se vala e tretë me COVID-19, që po kalon në disa nga shtetet e rajonit, s’ka si mos të ndodhë edhe në Kosovë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat që mos të rrezikohet jeta e tyre dhe sistemi shëndetësor.

“Apeli ynë është që mos ta rrezikojmë veten dhe sistemin shëndetësor sepse një valë e tretë që është duke ndodhur në të gjitha shtetet përreth s’ka se si mos të ndodhë tek ne. prandaj ne duhet të përkujdesemi për shëndetin tonë. Nëse rrezikohet sistemi shëndetësor do t’i kemi punët shumë keq”, tha ai për EO.

Sejdiu ka thënë se nëse numri i rasteve me COVID-19 shkon duke u rritur pas tubimeve gjatë fushatës zgjedhore, atëherë siç thotë ai, dikush duhet të marrë përgjegjësi.

“Nëse ky numër rritet dikush duhet ta marr përgjegjësinë sepse ka qenë shumë e qartë që nuk janë konsultuar niveli profesional se a të hiqen masat apo jo. Tash se cili do të jetë efekti i mbylljes ato janë vendime politike por unë besoj se dëmi i madh është bërë. Niveli politik duhet ta marrë përgjegjësinë ata të cilët kanë hequr këto masa dhe i kanë dalë jashtë kontrolli duhet të marrin përgjegjësinë”, shtoi Sejdiu.

TË FUNDIT

TË FUNDIT