Jeffry M. Hovenier ka paraqitur sot në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të senatit amerikan dëshminë e tij për nominimin e tij si ambasador i SHBA-ve në Prishtinë nga Presidenti Joe Biden.
Ambasadori Jeffry M. Hovenier para senatit ka thënë se për të do të ishte nder të shërbejë në një vend si Kosova ku SHBA ka luajtur rol në shtetndërtimin e tij.
“Nëse konfirmohem si ambasador i SHBA-së në Kosovë do të ishte një nder i veçantë për mua që të shërbejë në një vend që ka dalë tmerret e ish-Jugosllavisë dhe spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit”.
Ai tha se SHBA ka luajtur rol thelbësor së bashku me partnerët evropian për të mbrojtur popullin e Kosovës dhe për ti mbështetur ata që të krijojnë një shtet demokratik dhe multietnik.
Sipas tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net, populli i Kosovës nuk e ka harruar asnjëherë rolin e SHBA-së dhe mbështetjen në këto 22 vjetet e fundit.
“Si rezultat i kësaj Kosova është një prej shteteve më pro-amerikane në botë dhe një partner i ngushtë. Pas zgjedhjeve demokratike të shkurtit qeveria e re mori mandatin dhe raportet SHBA-Kosovë vazhdojnë të jenë pozitive dhe produktive”, tha ai.
Ai po ashtu përmendi edhe zotimet që Kosova të strehojë 2 mijë afganë që kishin punuar me SHBA dhe aleatët e NATO’s.



