Sot pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.
Mëngjesi do të jetë paksa i freskët, ndërsa dita stabil, me diell dhe e nxehtë.
Ende do të fryjnë erëra nga veriu e verilindja që në disa zona kontinentale do të jenë të freskëta, por temperatura ditore shënojnë rritje deri në 32 gradë Celsius.
Korriku 2025 në tërë rajonin fillon i kthjellët dhe dita vijon me diell dhe e nxehtë.
Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe pritet intensifikim gradual i valës më të re të nxehtësisë tropikale në rajonin tonë.