Java e tretë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida interesante.
Përballja e parë e xhiros do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës. Kuqezinjtë kanë një fitore e një humbje, derisa kampionët e nisën edicionin me fitoren ndaj Golden Eagle Yllit.
Të dielën është derbi i kësaj xhiro ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, ku të dy skuadrat numërojnë nga një fitore e një humbje.
Derbi i skuadrave prizrenase po ashtu është interesant mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore. Kjo sfidë sjell edhe sfidën mes vëllezërve Burim dhe Samir Zekiqi.
Xhiroja e tretë do të mbyllet me takimin mes Borës dhe Pejës, që duan fitoren e parë në këtë kampionat. Skuadra prishtinase debuton në Superligë dhe ka dy humbje, kurse verdhezinjtë në ndeshjen e parë pësuan nga Vëllaznimi.
ProCredit Superliga-Java 3
E shtunë
17:15 Vëllaznimi – Trepça
E diel
17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina
19:00 Proton Cable Prizreni – Bashkimi
E martë
19:00 Bora – Peja