28.6 C
Mitrovice
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Jashari vizitoi trupat e FSK-së që po trajnohen në ShBA

Me rastin e Ditës së Vizitorëve të Shquar, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari vizitoi personelin ushtarak, të cilët po marrin pjesë në trajnimin për gatishmëri dhe dislokim në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët të Gatishmërisë (JRTC), në Luiziana të SHBA-së.

Ai theksoi partneritetin mes FSK-së e Gardës Kombëtare të Ajovas, që ekziston me vite.

“Kam nderin të ju drejtohem sot si Komandanti i FSK-së, ju dhe partnerëve të Gardës Kombëtare të Ajovës, me të cilët kemi krijuar një partneritet të fuqishëm, i ndërtuar për më shumë se një dekadë dhe që ka avancuar drejt trajnimeve të përbashkëta, duke kulmuar me përgatitjet për bashkë zbarkim në Lindjen e Mesme”, tha ai.

Jashari, sipas njoftimit të FSK-së, tregoi për rëndësinë e të qenurit një forcë profesionale që është në gjendje të bashkëpunojë me aleatë si dhe të kontribuoj në misione paqëruajtëse.

Kjo ishte hera e parë që kjo forcë merr pjesë në një trajnim të një niveli të tillë./Tëvë1

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT