-2.1 C
Mitrovice
E diel, 11 Janar, 2026
spot_img

Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zyrtar Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs, i shoqëruar nga Gjeneral Major Levon E. Cumpton dhe delegacioni i tij.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, veçanërisht me Gardën Kombëtare të Ajova-s.

Tutje, Jashari shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e vlerësuar këtë partneritet si thelbësor për zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së.

Palët u pajtuan se Programi i Partneritetit të Përbashkët (SPP) ndërmjet Gardës Kombëtare të Ajovës dhe FSK-së është një shembull i suksesit dhe arritjeve të përbashkëta në aktivitete të ndryshme.

Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët theksuan “që thellimi i bashkëpunimit është thelbësor për avancimin e ndërveprueshmërisë së forcave tona, njëherit u theksua nevoja e mbështetjes së SHBA në përmbushjen e synimit tonë strategjik, drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT