3.8 C
Mitrovice
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Jashari: S’kam çka t’i shtoj as një pikë e asnjë presje, asaj çka ka thonë vëllau im, Murati

Bekim Jashari në “DebatPlus” tha se nuk ka çka ti shtojë asaj që ka deklaruar Murat Jashari.

Murati Jashari ka mohuar se ai ose dikush nga familja do të jetë president.

“Në momente të caktume do ta jap një prononcim. Më shumë se gjithçka si Murat, është emri i Familjes Jashari. Është barrë e madhe mbi supe, dhe unë nuk e kam të drejtën as morale as profesionale emrin e familjes Jashari për poste publike. Unë kam detyrë…prandaj edhe skam dal mu prononcu. Emri i im sa i përket kësaj çështje vjen në vazhdimësi, është përmend saherë që ka ardh në pikëpyetje presidenti. E kam sqaru që s’kam ambicie politike. Familja Jashari ju takon të gjithë shqiptarëve…në mes të qenurit në pozita publike dhe profesionit që kam, unë zgjedh këtë që kam…runa zot naj lufte civile apo rreziku të madh kombëtar ku cenohet bërthama e kombit tonë, atëherë kush jam une mos me sakrifiku për këtë vend. Ama jo me keqpërdorë emrin e familjes Jashari”, tha ai për Vox Kosova.

TË FUNDIT

TË FUNDIT