-5 C
Mitrovice
E hënë, 19 Janar, 2026
spot_img

Jashari: Shtetin e ndërtuam falë atyre që nuk kursyen as jetën, sot ushtria jonë radhitet krahas asaj të SHBA’së

Përfaqësuesi i familjes Jashari dhe kryetari i Skënderajit, Bekim Jashari, në ceremoninë e FSK’së për Epopenë e UÇK’së deklaroi se shteti i Kosovës u ndërtua falë atyre që nuk kursyen as jetën dhe tani amaneti i tyre është të zhvillohet ky shtet, shkruan Gazeta Metro.

Jashari tha se Kosova sot ka ushtrinë e saj e cila radhitet në mesin e ushtrive për ruajtjen e paqes në botës, krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe NATO-s.

“Sot kemi ushtrinë tonë që tashmë radhitet në mesin e ushtrive tjerë për ruajtën e paqes në botë, krahas SHBA-së dhe NATO-s. Të rënët në altarin pavarësisë sollën lirinë dhe pavarësinë. Jetësojmë vullnetin e tyre vetëm duke zhvilluar shtetin”, tha Jashari.

Jashari tha se dëshmorët, veteranët e ata që i kontribuuan luftës së shenjtë të UÇK-së, janë shkruesit e historisë sonë të lavdishme. I ka shprehur mirënjohje NATO-s dhe shteteve mike të Kosovës për mbështetjen në luftën çlirimtare dhe lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Jashari bëri thirrje për bashkim pavarësisht dallimeve politike, për ta jetësuar amanetin e dëshmorëve.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT