9.2 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Jashari për propozimin e Deharit: VV po përpiqet të kontrollojë dhe kurdisë procesin kur i konvenon asaj

Sala Jashari, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës dhe bashkëkryesuese e seancës konstituive, ka komentuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që seanca të mbahet një herë në javë, duke thënë se e njëjta tregon dëshirën dhe nevojën për të zgjatur bllokadën institucionale.

Postimi:

Kërkesa e VV-së për ta kufizuar mbajtjen e seancave vetëm një herë në javë flet më shumë se çdo deklaratë tjetër që mund të jepet.

Kjo kërkesë tregon qartë dëshirën dhe nevojën për ta zgjatur bllokadën institucionale — një dëshmi e mungesës së vullnetit dhe aftësisë për të krijuar institucionet e reja.

Ne nuk kërkojmë seanca një herë në javë, as çdo 48 orë. Ne jemi të gatshëm të jemi të pranishëm çdo ditë, në çdo moment, në Kuvendin e Kosovës, për të punuar drejt zhbllokimit të situatës.

Kjo kërkesë e sotme është një tjetër alarm zgjimi për të gjithë. Është e qartë që VV-ja po përpiqet të kontrollojë dhe kurdisë procesin vetëm kur i konvenon asaj!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT