Ish-basketbollisti i njohur amerikan i skuadrës së Trepçës, Jaleel Nelson, i ka motivuar basketbollistët e skuadrës nga Mitrovica para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Golden Eagle Yllit, që natyrisht se është edhe ndeshja e sezonit.
Ai konsiderohet të jetë njëri ndër basketbollistët më të mirë që ka luajtur në basketbollin tonë kosovar.
Nelson tha se Trepça ka basketbollistë të shkëlqyer dhe se ata duhet të japin gjithçka në parket në këtë takim.
“Paç fat Trepça! Të enjten është një ndeshje e rëndësishme, kështu që le ta kryejmë punën! Mos u jepni asgjë dhe merrni gjithça prej tyre ! Forca Trepça!“, ka thënë Nelson në mesazhin e tij përmes GazetësBlic.
Nelson kishte zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me “Minatorët” në edicionin 2011/12, duke fituar titullin kampion, ku që nga ajo kohë Trepça nuk ka arritur të stoliset me këtë trofe.