2.2 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Ja kur hyn në fuqi ora policore dhe ky është orari brenda të cilit nuk guxoni të lëvizni

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj ka propozuar dhe miratuar masat e reja anti-Covid të cilat pritet të hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme.

Sipas asaj që u tha në mbledhjen e qeverisë, nga nesër do të ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, është vendosur që gastronomia të punojë me hapësirë të reduktuar (vetëm në ambiente të hapura), deri në ora 21:30.



Shkollat nuk do të fillojë mësimin së paku deri më 13 shtator, kur edhe do të rivlerësohet situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë. Ky vendim ka ardhur pasi varianti delta ka prekur edhe një numër të madh të fëmijëve.

Duke klikuar në artikullin e mëposhtëm mund t’i lexoni të gjitha masat e reja që janë marrë nga qeveria e Kosovës sot e që do të fuqizohen nga nesër. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT