12.7 C
Mitrovice
E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ja kur do të hyjnë në fuqi masat e reja

Kryeministri Hoti ka njoftuar se të gjitha masat e reja të publikuara sot në konferencë do të hyjnë në fuqi të premten në orën 19:00.

Hoti ka njoftuar se sot do të mbahet një mbledhje virtuale e Qeverisë, ku do të hidhen në votim, ndërsa dy ditë më pas do të hyjnë në fuqi.

Hoti ka treguar kategorizimin e masave varësisht numrit të rasteve në komuna.

Ai ka bërë të ditur se në 7 komuna përfshirë Prishtina, Podujeva, Gjakova, Peja, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova ndodhen në zonën e kuqe ku do të ndalohet aktiviteti ekonomik në orën 19:00 deri në 5 të mëngjesit.

Po ashtu në këtë orë do të ketë edhe kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe do të ndalohen hyre daljet.

Kryeministri ka paralajmëruar bizneset të cilat nuk i respektojnë masat e qeverisë do të mbyllen së paku tre muaj.

“Nëse një dyqan, një restorant, qendër tregtare, biznes ose institucion nuk i zbaton masat dhe vendimet e qeverisë do të ketë mbyllje totale së paku për 3 muaj”, tha Hoti.

Kryeministri tha se nuk ka zgjidhje tjetër pasi vendi po kalon në situatën më të vështirë në 20 vitet e fundit. /Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT