-0.8 C
Mitrovice
E enjte, 22 Janar, 2026
spot_img

Izraeli i gatshëm ta ndihmojë Kosovën për sigurimin e vaksinave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj do të zhvillojë sot një takim virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein ku do të diskutojnë për mundësinë që Izraeli ta ndihmojë Kosovën, për sigurimin e vaksinave anti-Covid19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPDJ), Izraeli ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë Kosovën për sigurimin e tyre.



Takimi do të zhvillohet sot në orën 16:00.

Kujtojmë se, Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021.



Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem.

Shteti ynë është ndër shtetet e pakta në botë që nuk ka siguruar ende vaksina anti-Covid. /Reporteri.net.

TË FUNDIT

TË FUNDIT