21.3 C
Mitrovice
E enjte, 24 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Izmaku për ofertën e VV-së për ‘bashkëqeverisje’: Absolutisht jo, veç postin e Kryetarit të Kuvendit

Veç pozitën e kryetarit (të Kuvendit), absolutisht jo (për qeveri).

Kështu, më së prerazi, u përgjigj deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, në televizonin T7, pyetur rreth termeve dhe kushteve të ndërsjella mes Vetëvendosjes dhe Nismës për konstituim të Kuvendit të Kosovës dhe vijimin për krijim të qeveirsë së re.

Izmaku tha se Nisma i qëndron këtyre ‘kushteve’ ndaj Vetëvendosjes, dhe se saktësisht me këto terme kanë hyrë në rend të parë në bisedime me Vetëvendosjen.

“Absolutisht jo”, tha Izmaku pyetur nga gazetari, Arsim Lani, nëse Nisma do ta pranojë “ofertën konkrete për bashkëqeverisje” në fjalët e Albin Kurtit.

“VV e ka në dorë zgjidhjen. Po t’i kishte pas 61 (vota), s’do të kishte nevojë për ne. I ka veç 48, dhe veç 8 tjera deri tash i ka të konfirmume. Nuk janë votat e tjera që ja mundësojnë edhe Kryetarin e Kuvendit…Kur kërkon partner, sigurisht që partnerët kërkojnë kushte të veta, dhe mundësitë…Vetëm pozitën e kryetarit, absolutisht jo (për qeveri)…Nuk mund të themi që kemi përgjigje decidive (nga VV)….Kur ne kemi hy në bisedime (me VV-në) ka qenë zotimi për Kryetar të Kuvendit”, tha Izmaku.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT