11.4 C
Mitrovice
E premte, 3 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Israel Hayom: Kosova do ta hapë Ambasadën në Jerusalem të hënën

Mediumi izraelit “Israel Hayom”, ka raportuar sot se Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem të hënën.

Kjo media shkruan se diplomatë të lartë të të dyja vendeve do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës që do të mbahet në qendër të Jerusalemit, të hënën.

“Kosova është vendosur të bëhet vendi i tretë që hap një ambasadë në Jerusalem. Israel Hayom ka mësuar se diplomatët e vjetër nga të dy vendet do të marrin pjesë në ceremoninë e shënimit të hapjes së ambasadës që do të mbahet të hënën në Jerusalemin qendror”, thuhet ndër tjera në artikull.

Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt të këtij viti në një ceremoni virtuale.

Kosova në anën tjetër është zotuar që ambasadën e saj do ta hapë në Jerusalem përkundër kundërshtimeve nga ana e Bashkimit Evropian dhe Turqisë së Tayip Erdogan. /Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT