11.6 C
Mitrovice
E premte, 19 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Ismet Munishi për finalen e Superkupës që po mbahet në Turqi: Merrni mësim si referohet

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka reaguar për ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Dritës dhe FC Prishtinës.

Munishi përmes rrjetit të tij social ka pasur disa fjalë për nivelin e referimit në takimin që po zhvillohet në “Mardan”.

Gjithashtu, Munishi ka thurrur lëvdata për dy skuadrat që po përballen për trofeun e Superkupës.

“Merrni mësim si referohet. Referi po i jep tempo lojës. Te ne rrin me pip ne gojë referi, përr përr përr. E mos të flas për gjana tjera. Super ndeshje Superkupa. Bravo për dy skuadrat”, ka shkruar Munishi në “Facebook”.

Ismet Munishi së fundmi ka qenë pjesë e Ballkanit të Suharekës, me të cilën arriti që për dy sezone ta bënte një ndër skuadrat konkurrente për titullin e kampionit.

Momentalisht ka përfunduar pjesa e parë në takimin Drita – FC Prishtina, me kryeqytetasit që po udhëheqin 1:2.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT