Ismet Munishi vjen me një kërkesë të veçantë për Sindikatën e Futbollistëve të Kosovës.
Munishi kërkon që të organizohen të gjitha klubet për ti dal në ndihmë portierit të Trepçës 89, Arben Beqiri, i cili po përballet me një sëmundje kohëve të fundit, shkruan Gazeta Blic.
Ai ka kërkuar që klube ta bëjnë këtë gjë përmes një evenimenti të organizuar ose edhe privatësisht. Gjithashtu si kërkesë të dytë ai ka kërkuar që të evidentohen klubet të cilat po i shkelin të drejtat e futbollistëve dhe që këto raste të procedohen tutje.