Sot, Kosova shënon “Natën e Zjarreve”.
Kjo në kuadër të Epopesë së UÇK-së, e cila shënohet për tri ditë me radhë, në të cilën kujtohet sakrifica e familjes Jashari të Prekazit.
E një person që edhe sot e kësaj dite është gjallë, kishte pasur ngjashmëri të frikshme me komandantin legjendar, Adem Jasharin.
Ai është Ramadan Kaqkini nga Llausha e Skenderajt, i cili edhe vet ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke e parë ngjashmërinë e madhe, Ramadan Kaqkini ishte ftuar të luaj rolin e Adem Jasharit, në recitalin “Ai është i gjallë”.
Ngjitja e tij në skenë ku portretizohej komandanti, kishte ngjallur emocione të papara, ku tek shikuesit krijohej përshtypja sikur vërtetë po ngjallet Adem Jashari.
Pamja e paraqitur e Ramadan Kaqkinit ishte në vitet e para të pasluftës, pasi që aktualisht ai ka ndryshuar paraqitjen e tij. /Lajmi.net/