8.6 C
Mitrovice
E martë, 10 Mars, 2026

“Ishte i urtë e shembullor”/ Nga shkolla në Gjakovë flasin për nxënësin që u vra sonte në Deçan

Tragjedia e cila ka ndodhur sot në Deçan i mori jetën tre personave, shoferit të autobusit dhe dy nxënësve, shkruan Gazeta Sinjali.

Arben Sufaj, kordinatori i shkollës së Mjekësisë në Gjakovë, “Kadri Kusari”, për Sinjalin ka deklaruar për nxënësin, i cili sot humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga gjuajtja me armë.

Ai deklaroi se Ledion Hamza, ishte nxënës i urtë e njëkohësisht edhe shembullor.

Ledion Hamza ishte nxënës shembullor i shkollës se mesme “Kadri Kusari” në Gjakove”.

Ai u shpreh se “Na ka prek ky lajme pa masë neve si staf i shkollës, pasi ka qenë nxënës i urtë e shembull”.

Në këtë tragjedi humbën jetën tre qytetarë, shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT