-4.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 21 Janar, 2026
spot_img

Ishte i pari që u infektua me COVID-19 në Kosovë, kjo është gjendja shëndetësore e 78-vjeçarit nga Vitia

Stublla e Vitisë ishte fshati që kishte pasur rastin e parë të infektimit me COVID-19.

Në shtëpinë e Mihill Gjergjit, për herë të parë në Kosovë u përjetua sëmundja që shkakton virusi Korona.

Brenda saj qëndronte Mihill Gjergji i cili ishte 77 vjeç kur u konfirmua si i infektuari i parë me COVID-19 në territorin e Kosovës.

Gjergji nga Stublla e Vitisë, kishte konfirmuar se infektimin e mori gjatë një udhëtimi në Itali.

Fiks një vit më vonë, tash 78-vjeçari e gëzon shëndetin e plot, si i shëruar nga kjo sëmundje dhe po qëndron sërish në Itali.

Meqenëse babai i tij tashmë është shëruar Robert Gjergji tha se nuk dëshiron më të prononcohet për media. Mirëpo në bisedë për T7, ai e përshkroi atë kohë si më të vështirën në jetën e tij.

Por infektimi i 77-vjeçarit, shkaktoi shqetësim edhe jashtë mureve të shtëpisë së tij. Mirëpo ai thotë që me kujdesin e madh të familjes virusi nuk u shpërnda shumë në fshat.

Por përkundër kësaj në fshatin Stubëll ka ende tri familje të infektuara. E krejt këtë vit përpallje me pandeminë kryetari i fshatit Stubëll Marian Ramaj e përshkruan si psiko-logjikisht të lodhshëm.

Madje po për këtë u shkrua një libër që mban titullin Virus Nuntium-Lajmi i Virusit që përshkruan të gjitha përjetimet e kësaj kohe. E se si e përjetuan ata e tregon edhe vetë Ramaj.

Ndonëse ishte vendi i parë me COVID-19 nga fshati Stubëll e humbi jetën vetëm një person nga ky virus./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT