7.4 C
Mitrovice
E premte, 31 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Ish ushtari i UÇK-së, minator në Trepçë flet për gjendjen e rëndë: Paga të ulëta dhe me nga dy pjesë (VIDEO)

I plagosur në trazirat e marsit 2004, sot ish ushtari i UÇK-së Miftar Mehmeti vazhdon të përballet me sfida të reja si minator në Trepçë.

Duke bërë kështu një jetë mes rrezikut dhe kushteve të vështira, njofton Klankosova.

“Kushtet në minierë janë të tmerrshme, me rrezikshmëri të lartë dhe paga të ulëta”.

Për më tepër, pagat nuk ekzekutohen në kohë – të fundit e kemi marrë me dy pjesë”, rrëfeu Mehmeti, në emisionin ‘Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ai shpreh zhgënjimin ndaj qeverisë, e cila sipas tij nuk ka përmbushur as premtimin për pagesat nga data 6 deri më 10 të muajit.

“Kjo qeveri nuk po mban premtimet ndaj askujt në Kosovë”, shtoi ai, duke reflektuar zhgënjimin e shumë punëtorëve që ndajnë të njëjtin fat.

Për të dëgjuar intervisten e plotë, ndiqeni videon në vijim:

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT