7.2 C
Mitrovice
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
spot_img

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga burgu në Serbi

Ish pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga burgu në Serbi.

Gazeta Nacionale ka mësuar se i njëjti tashmë gjendet në territorin e Republikës së Kosovës, konkretisht tek pika kufitare Dheu i Bardhë.

Arbnor Spahiu ishte arrestuar më 7 qershor të këtij viti nga policia serbe në pikën kufitare duke hyrë nga Hungaria për në Serbi.

Autoritetet e drejtësisë në Serbi i kishin dhënë fillimisht Arbnor Spahiut 1 muaj paraburgim, duke ia vazhduar pastaj disa herë këtë masë nën akuzën për vrasje të rëndë.

Autoritetet në Serbi e kanë akuzuar Arbnor Spahiun për vrasje në rastin Banjska, që kishte ndodhur në veri të vendit në vitin 2023, ku kishte mbetur i vrarë edhe polici Afrim Bunjaku.

Në Banjska, kishin mbetur të vrarë disa nga pjesëtarët e grupit terrorist që kishin hyrë nga Serbia në krye me Milan Radojçiq, ndërsa disa prej tyre edhe ishin arrestuar dhe ndaj tyre tashmë ka një aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Por, nga Policia e Kosovës kishin konfirmuar se Arbnor Spahiu në kohën kur kishte ndodhur rasti Banjska, nuk kishte qenë fare pjesë e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti kishte dhënë dorëheqje nga policia në vitin 2022.

Familjarët e Arbnor Spahiut kishin protestuar disa javë më parë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar veprime serioze nga institucionet e Kosovës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT