6.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Ish ministri Lluka: Me tarifat e reja preken gjysma e popullsisë

Ish ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka, ka folur çështjes së ngritjes së tarifave të energjisë elektrike, e cila u bë temë kryesore sot.

Lluka tha se ky vendim i prek ata që janë konsumuesit më të mëdhenj.

“Forma e propozuar nga ZRRE është ndër format të pranueshme për të mos qenë barrë e disa prej konsumatorëve për më tepër. E pranueshme sepse, shumicës së konsumatorëve që nuk janë konsumues të mëdhenj të energjisë elektrike nuk i preken tarifat ose pak, kurse dëmtohen ata që janë konsumues më të mëdhenj, atëherë kjo do ta zbutë krizën për të gjithë qytetarët në vend”, është shprehur Lluka në “Info Magazine”.

Lluka ka thënë se me këto vendime preket më shumë se gjysma e popullësisë dhe jo vetëm 25-30 për qind.


“Përqindja e përdorimit nuk është reale, sepse ka shumë shtëpi që janë të pabanuara, ka shumë shtëpi që kanë pasur lëvizje nga fshatrat në qytete dhe nuk e paraqet gjendjen reale të tregut”.

“Mendoj që 400 deri në 600 KË janë shumë pak për dikë që ngrohet me rrymë, prandaj këtu preket një masë e madhe dhe jo siç thuhet diku rreth 25-30 për qind, por më shumë se gjysma e popullatës me këto tarifa të shtrenjta”, është shprehur Lluka, njofton Klankosova.tv.

Ish i pari i ministrisë së Ekonomisë, ka dhënë edhe një shpjegim se përse po ndërhynë Qeveria për t’i ndihmuar KEDS’it.

“Nuk qëndron ajo që qeveria po dëshiron që t’i ndihmojë KEDS-it, sepse në kohën kur jemi, KEDS-i ka disa mekanizma kontraktuale deri ku dhe çfarë mund të shpenzojë për ta përballuar një krizë, por kriza e tillë siç jemi tash kur nuk i dihet një fund, atëherë kompania në fjalë nuk mund t’i përballojë asnjë importi të energjisë elektrike që mund të ndikojë. Në këtë rast ndërhyn qeveria”, ka thënë ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT