20.7 C
Mitrovice
E martë, 29 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ish-luftëtari i UÇK-së bën thirrje mos të eksploatohet politikisht tragjedia në Ujman: A edhe për së vdekuri duhet të shfrytëzohen mërgimtarët

Sot ekipe të specializuara të FSK-së të shoqëruara nga KFOR-i shkuan tek liqeni i Ujmanit për të ndihmuar në gjetjen e trupit të një të riu 33 vjeçar i cili dyshohet se u mbyt pasi kërceu nga ura, shkruan Mitrovica SOT

Me të arritur ekipet e FSK në vendin e ngjarjes nuk ka vonuar dhe reagimi i LVV-së e cila përmes një postimi theksoi e mbitheksoi pretendimin e pranisë së FSK-së për herë të parë në veri.

Kjo ka nxitur dhe reagimin e ish-ushtarit të UÇK-së dhe asambleistit nga Mitrovica, Xhafer Preteni, i cili përmes një postimi tha se ekploatimi politik i një tragjedie të tillë nga LVV është i turpshëm dhe i papranueshëm.

Ndryshe, disa nga ish-komandantët e FSK-së deklaruan sot se FSK ka marrë pjesë edhe më herët në aksione humanitare në veri.

Postimi:

Një jetë u shua në heshtje, por dhimbja po bëhet zhurmë për arsye të gabuara.

Në vend të politikës, le të tregojmë njerëzi.

Humbja tragjike e jetës së një mërgimtari në liqenin e Ujmanit ka prekur të gjithë popullin tonë por jo si duket edhe ata që politika u është bërë molekulë e tërë qenjës së tyre njerzore!

Të shfrytëzohet kjo tragjedi për qëllime politike është jo vetëm e papranueshme, por edhe fyerje për dhimbjen e një familjeje që ka humbur më të dashurin e vet.

E turpshme është kur kjo dhimbje bëhet armë në duart e atyre që mendojnë vetëm për politikë. E padrejtë është kur ndjeshmëria njerëzore humbet përballë interesave politike!

Vallë a edhe për së vdekuri duhet të shfrytëzohen politikish mërgimtarët tanë??!!!

Ata që thjeshtë nuk janë vetëm mërgimtarë por janë shpirti kësaj toke, që vijnë nga larg për të prekur vendlindjen, për të ndier tokën ku janë rritur, për ti parë njerëzit që u mungojnë, për tu lidhur sërish me rrënjët, dhe jorrallë ndahen nga jeta në mënyrë tragjike.

Edhe kjo tragjedi nuk duhet të ket ngjyrë politike. Kjo tragjedi ka vetëm një ngjyrë, atë të dhembjes dhe pikëllimit!

Mos t’ia rëdojmë më shumë dhembjen familjarëve!

Mos e bëjmë këtë humbje më të rëndë duke e kthyer në mjet për ndarje, por të jemi bashkë, sidomos në këto situata!

Le të jemi njerëz, para se të jemi zëra në rrjete sociale!

Xhafer Preteni
Mitrovicë
29.07.2025

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT